
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës
VETËVENDOSJE 116
Nita Shehu 74
Karrierën profesionale e kam nisur nga viti 2003, ku kam shërbyer si zyrtare për barazi gjinore në Kuvendin Komunal, me përkushtim për avancimin e të drejtave dhe barazisë në shoqëri. Ndërsa, jam e angazhuar në arsim që nga viti 2008 si pedagoge, duke kontribuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Në aspektin politik dhe shoqëror, jam pjesë aktive e Lëvizjes Vetëvendosje, me pozitë Kryetare e Grave në Qendrën e VV-së në Kaçanik, me angazhim të vazhdueshëm për fuqizimin e gruas dhe pjesëmarrjen e saj në vendimmarrje.
Me përvojë, përkushtim dhe vizion, besoj se bashkë mund të ndërtojmë siguri dhe begati për vendin tonë.